Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se gjatë periudhës janar – korrik të këtij viti numri i mjeteve të testuara shënoi rritje me 15.8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, duke arritur në 237 865 mjete të testuara. Nga këto, DPSHTRR bën të ditur se 74 826 mjete, ose 51.5 % nuk e kanë kaluar testin. Arsyet e ngeljes sipas DPSHTRR-së janë mangësitë vizuale e funksionale, probleme në sistemin e shkarkimit të gazrave, sistemin e drejtimit apo frenimit. Gjatë kësaj periudhe 29% e totalit të mjeteve janë ritestuar. Sipas DPSHTRR-së, 78.7% e mjeteve të testura janë automjete 4+1 deri në 8+1 vende. Ndërsa 36.5% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë. Të dhënat e DPSHTRR-së tregojnë se 3857 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë.