Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se gjatë katërmujorit të parë të këtij viti, janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 81,199 mjete.
Sipas DPSHTRR-së, nga këto 87,05% janë automjete 4+1 dhe 8+1. Në totalin e testimeve 36% e tyre janë kryer në DRSHTRR Tiranë.
DPSHTRR informon se 21 904 mjete ose 27 % e numrit të përgjithshëm të mjeteve janë ngelur dhe refuzuar, duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesë, etj.
Në shkallë kombëtare rreth 2541 mjete me moshë 22-vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë.
DPSHTRR u bën thirrje qytetarëve të riparojnë në afat ligjor mjetet e tyre dhe ti kontrollojnë ato para se të dalin në rrugë, pasi Kodi Rrugor i bën ata përgjegjës nëse dalin në qarkullim me mjet me mangësi teknike ose funksionale.