DPSHTRR: Aplikoni në e-Albania kur humbisni Lejen e Drejtimit

0
2

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njofton se, qytetarët mund të aplikojnë në e-Albania, në rastet kur kanë humbur Lejen e Drejtimit.

“Mos humbni kohë, veproni menjëherë. Ngjarja e mjetit pa Leje Drejtimi përbën shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, shkruan DPSHTRR-ja në rrjete sociale, teksa informon mbi hapat që ndiqen për të kryer aplikimin dhe procedurat që ndiqen deri në marrjen e dokumentit.

Sipas DPSHTRR-së, aplikohet menjëherë në e-Albania për “Deklarimin e humbjes së dokumenteve të ndryshme”: Në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Për tu pajisur me vërtetim elektronik të humbjes nga Policia, qytetari duhet të paraqitet më pas pranë Drejtorisë Rajonale me dokument identifikimi për të vijuar me procedurat e zëvendësimit, njofton DPSHTRR-ja.