Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEDPSHTRR: 13 autoshkollave i pezullohet aktiviteti

DPSHTRR: 13 autoshkollave i pezullohet aktiviteti

Drejtoria e Përgjitshme e Transportit Rrugor në kuadër të kontrolleve nëpër autoshkolla ka vendosur pezullimin e aktivitetit në 13 prej tyre, teksa ka kërkuar heqjen e licensës në 3 autoshkolla. Në një reagim në rrjetet sociale, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor njoftoi sot se “Për 13 autoshkolla u vendos pezullim aktiviteti! 10 pezullime 1-mujore! 3 propozime për heqje License Autoshkolle pranë QKB! Propozim për largim nga detyra për 1 Përgjegjës Sektori Leje Drejtimi, Tiranë! Ndalim Ushtrim Profesioni për 2 Instruktorë Autoshkolle! Masë e rëndë disiplinore për 1 Specialist Regjistrimi Mjeti, Tiranë, për shkelje në lëshimin e Lejes së Qarkullimit për 1 mjet Autoshkolle!”,- bëhet me dije nga DPSHTRR. DPSHTRR njofton se ka ushtruar kontroll në 70 subjekte autoshkolla në Qarkun Tiranë, për muajt Prill-Maj 2023, ku u konstatuan 66 subjekte me 185 raste mangësish, nga të cilat 53 subjekte korrigjuan pozicionin e tyre para ligjit brenda afateve; u kontrolluan 270 mjete Autoshkollë nga të cilat 68 u gjetën me parregullsi! Sipas njoftimit, mangësitë kryesore të konstatuara janë oraret e pa afishuara; Rregullore të pa përditesuara; Tabela keqinformuese! Autoshkolla reklamon për kategori Leje Drejtimi që nuk është e licensuar si aktivitet; Regjistrat teori/praktikë të pa azhurnuara; Amza e pa protokolluar pranë DRSHTRR-ve; Klasa të pa pajisura sipas kritereve; Tabelat e mjetit autoshkollë jashtë standardi; Ambjenti jo i rregullt/jofunksional; Autorizime mjeti dhe instruktorësh të skaduara; Parregullsi teknike në mjete. DPSHTRR, në vijim të angazhimit për mbrojtjen dhe standardizimin e tregut të Autoshkollave, garanton se asnjë subjekt nuk do të lejohet të operojë në shkelje apo në kundërshtim me ligjin! Në njoftimin e DPSHTRR bëhet me dije se i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve lista e çdo punonjësi të evidentuar, për verifikim sigurimesh shoqërore, dhe numri i regjistrimeve, për kontroll anti-evazion, për të gjitha Autoshkollat aktive në rang vendi (341 subjekte aktualisht)! Po ashtu, iu dërguan Autoritetit të Konkurrencës, në kuadër të angazhimit për monitorimin në terren të tregut të Autoshkollave, të dhënat e çdo subjekti që ushtron aktivitet! DPSHTRR bënë apel që qytetarët dhe kursantët të denoncojnë problematikat që vërjenë në autoshkolla. “Qytetar, kursant:Mos lejo që autoshkolla t’ju realizojë më pak seanca në kohë më të shkurtër nga sa parashikon ligji! Mos u bëj palë në spekullim, në kurriz të kryerjes së kursit të plotë! atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments