Në Mitrovicë mbi 100 fëmijë dhe të rritur me Syndrome Down marrin shërbime zhvillimore, edukative dhe profesionale në Shoqatën Down Syndrome, ku përfshirja dhe mbështetja e vazhdueshme po ndikojnë drejtpërdrejt në pavarësinë e tyre.
Qendra “Down Syndrome Kosova” në Mitrovicë është funksionale që nga viti 2009 përmes programeve të ndërhyrjes së hershme, logopedisë, autonomisë personale dhe aftësimit profesional, ndërsa bashkëpunimi i ngushtë me prindërit dhe institucionet arsimore po u mundëson shumë prej tyre të përfshihen në shkolla dhe madje edhe në tregun e punës.
Shoqata Down Syndrome Kosova mbështet përfshirjen e personave me Syndrome Down në tregun e punës. Aktualisht qendra në Mitrovicës ka 9 të punësuar në institucione private, realisht në Kosovë vetëm një është në institucion publik. Në qendrën e Down Syndrome në Mitrovicë janë tetë persona pjesë e stafit, menaxheri, përgjegjësja, dy logopedë, një psikologe dhe dy punëtorë socialë





