Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEKOSOVADomatet nga Shqipëria, brenda parametrave për konsum

Domatet nga Shqipëria, brenda parametrave për konsum

Pas dyshimeve se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të lartë të kontaminuesve kimikë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) konfirmon për KosovaPress se domatet rezultojnë të jenë brenda parametrave të lejuar për konsum. AUV të enjten ka pranuar rezultatet e mostrave të domateve me origjinë nga Shqipëria, të dërguara në një laborator të kontraktuar, dhe sipas zëdhënësit të AUV-it, Lamir Thaçi të gjitha mostrat kanë rezultuar brenda limiteve sipas rregullores së BE-së. “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka pranuar rezultatet e mostrave të domateve me origjinë nga Shqipëria, të dërguara në një Laborator të kontraktuar. I cili testet i ka realizuar në Laborator të akredituar në Bullgari. Të gjitha mostrat kanë rezultuar brenda limiteve sipas rregullores se BE-së Nr.369/2005 r . D.m.th prezenca e kontaminuesve kimik është brenda normave ose limiteve të cilat janë të lejuara për konsum dhe nuk paraqesin rrezik. Mostrat janë testuar në të gjitha llojet e pesticideve”, ka thënë Thaçi në një përgjigje me shkrim për KosovaPress. Thaçi ka thënë se AUV përveç mostrave të testuar në laboratorët vendorë, ka dërguar mostra edhe jashtë vendit për testime me metoda konfirmative, të cilat sipas tij heqin dyshimet për prezencë të pesticideve mbi normat e lejuara. “Për këto dyshime asnjëherë nuk ka pasur komunikime zyrtare nga mekanizmi i BE-së RASFF”, thotë ai. Zëdhënësi i AUV ka thënë po ashtu se kontrollet e rregullta do të vazhdojnë mbi të gjitha ngarkesat sipas planit, dhe kanë bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin Shqiptar të Ushqimit. “Ne kohë reale shkëmbejmë informata për të gjitha produktet ushqimore qe tregtohen mes dy vendeve. Konsumatorët duhet të ndihen të sigurt për produktet qe kontrollohen nga AUV. Gjithmonë ndërmarrim të gjitha veprimet për të hequr secilin dyshim qe paraqitet”, ka thënë ai. KosovaPress ka raportuar edhe të mërkurën për dyshimet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të larta të prezencës kontaminuesve kimik.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ