Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEDom Gjergj Meta, mesazhi për gratë dhe vajzat e dhunuara

Dom Gjergj Meta, mesazhi për gratë dhe vajzat e dhunuara

Dom Gjergj Meta ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, përmes një videomesazhi uroi sot të gjithë besimtarët katolikë për Krishtlindjen. Veçanërisht ai është ndalur te një urim për gratë dhe vajzat, shumë prej të cilave siç thotë Dom Gjergj Meta “u mohohet liria, sepse u cenohet dhe/ose u mohohet jeta ose ajo u bëhet e pa jetueshme për shkak të keqtrajtimeve”. Dom Gjergj Meta, tha se, “shumë grave sot u cenohet dhe/ose u mohohet liria, sepse u cenohet dhe/ose u mohohet jeta ose ajo u bëhet e pa jetueshme për shkak të keqtrajtimeve, dhunës, abuzimit. E megjithëkëtë, ato vazhdojnë t’i japin botës dashuri, të punojnë, të mundohen e të përkujdesen për çdo anëtar të familjes së tyre. Ato janë shpesh energjia dhe motivimi i heshtur i shoqërisë sonë”. “Urimi im në këtë Krishtlindje është për ju, të dashura vajza dhe gra. Ne ju falemi për butësinë që i sillni botës. Ju jeni të bekuara mbi të gjitha krijesat dhe e bekuar është çdo buzëqeshje e juaja. Uroj t’ju shoh gjithmonë të qeshura e të gëzuara në zemër! Përshumot Krishtlindja”, shprehet Dom Gjergj Meta në videomesazhin e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments