Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIDollari amerikan forcon pozitat e tij kundrejt lekut dhe euros

Dollari amerikan forcon pozitat e tij kundrejt lekut dhe euros

Dollari amerikan forcon pozitat e tij kundrejt lekut dhe euros në tregun valutor. Sipas kursit të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, sot dollari kuotohet 0.50 pikë më lart se euroja, në raport me lekun. Në tregun valutor dollari amerikan këmbehet me 117.67 lekë, ndërsa euroja këmbehet me 117.17 lekë. Kursi i këmbimit euro-lek ishte në nivele të qëndrueshme përgjatë muajit gusht, pasi rënia e mëtejshme e euros u frenua nga kërkesa e lartë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare në treg. Kjo kërkesë balancoi ofertën sezonale të lidhur me turizmin.https://ata.gov.al/2022/08/29/dollari-amerikan-forcon-pozitat-e-tij-kundrejt-lekut-dhe-euros/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments