Parku Arkeologjik i Apolonisë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend.

Koleksionet muzeore të Apolonisë po i nënshtrohen një procesi modernizimi dhe dokumentimi digjital, me synim ruajtjen dhe prezantimin e tyre sipas standardeve bashkëkohore. Paralelisht, vijon puna për ndërtimin e Qendrës së Re të Vizitorëve, e cila pritet të ofrojë shërbime më të mira dhe një përvojë të përmirësuar për publikun.

Apolonia ndodhet në jugperëndim të Fierit dhe përfaqëson një nga qytetet antike më të mëdha në territorin e Shqipërisë. Si një nga qendrat më të rëndësishme të botës antike mesdhetare, ajo konsiderohet një nga perlat e trashëgimisë arkeologjike shqiptare.

Sipas arkeologëve, vetëm rreth 10 për qind e territorit të qytetit antik është zbuluar deri më sot.