Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREDokumentet për kundërofensivën ukrainase, të rreme

Dokumentet për kundërofensivën ukrainase, të rreme

Kievi tha se dokumentet që supozohet të jenë informacione të klasifikuara në lidhje me përgatitjet e Ukrainës për një kundërofensivë janë të rreme. Reagimi i tij erdhi pasi gazeta amerikane “The New York Times” publikoi detaje në lidhje me dokumentet e supozuara sekrete duke thënë se një kundërofensivë ukrainase pritej të përfundonte deri më 30 prill. Dokumentet, të cilat duket se janë informacione të klasifikuara për planet e SHBA-së dhe NATO-s, zbulojnë se Kievi ka 60 000 ushtarë të pajisur me mbi 250 tanke, dhe më shumë se 350 automjete të blinduara. Burimi i dokumenteve mbetet i paqartë dhe origjina e tyre nuk dihet ende. Në përgjigje, Kremlini tha se dokumentet vërtetojnë përfshirjen e Uashingtonit në luftën kundër Ukrainës. “Ne nuk kemi as dyshimin më të vogël për përfshirjen e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të SHBA-së dhe NATO-s në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për CNN. Peskov tha se përfshirja e SHBA-së dhe NATO-s në konflikt po rritej. “Ne jemi duke e vëzhguar procesin. Dhe sigurisht që kjo komplikon gjithçka, por nuk mund të ketë asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar të operacionit special”, tha ai, duke përdorur terminologjinë e Kremlinit për pushtimin e tij. Sipas tij, dokumentet e tilla mbështesin pretendimin e Moskës se SHBA-ja po nxit qëllimisht mosmarrëveshjen midis Moskës dhe Kievit, në mënyrë që të përshkallëzojnë konfliktin dhe në këtë mënyrë të dobësojë Rusinë dhe të destabilizojë Evropën. Por, Kievi tha më herët se dokumentet janë dezinformata ruse, të krijuara nga shërbimet sekrete të Kremlinit për të prishur kundër-ofensivën e pritshme të Ukrainës. “Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka nisur një hetim mbi burimin e mundshëm të dokumenteve”, sipas “The New York Times”, duke cituar zyrtarët qeveritarë. Ndërkohë, ekspertët ushtarakë thanë se dokumentet duket se janë përpunuar në favor të Moskës, duke nisur kështu një fushatë dezinformimi nga ana e Rusisë”, thuhet në raport. Në Bruksel, NATO-ja refuzoi të komentonte rreth dokumenteve të supozuara. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments