Dokumentari “Katër masa shpirti” nga Albana Kozeli, shkon në Itali, në një nga festivalet më prestigjioze që realizohet nga RAI prej më shumë se 70 vjetësh.

Dokumentari zbulon të pathënat, brengat dhe brendinë e kompozitorit që me muzikën e tij u dha jetë disa prej filmave më të rëndësishëm të shekullit të kaluar.Kujtim Laro lindi në maj të vitit 1947 në qytetin e Vlorës. Studimet e larta i përfundoi në vitin 1970, në Institutin e Lartë të Arteve dhe më vonë shërbeu si pedagog për shumë vjet në Akademinë e Arteve. Ka punuar gjithashtu si drejtor artistik pranë Ansamblit të Ushtrisë. Laro mbante titujt “Artist i Merituar” dhe “Naim Frashëri” i Klasit të Parë. Ai ka lënë pas rreth 35 kolona zanore filmash shqiptarë, dhjetëra këngë festivalesh dhe krijime të tjera muzikore.