Në prag të festive të fundvitit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shtuar kontrollet për goditjen e fenomenit të futjes së mallrave të padeklaruara në të gjitha pikat doganore. Strukturat e specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me degën doganore Durrës, dhe Policinë Kufitare, ditën e sotme ushtruan kontroll në sheshin e trageteve për goditjen e kontrabandës së mallrave të ndryshëm. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në një automjet tip benz, të shtetasit me inicialet B.C. u sekuestrua një sasi e konsiderueshme materialesh piroteknike të padeklaruara.
Doganat sekuestrojnë sasi të konsiderueshme materialesh piroteknike të padeklaruara në Durrës
RELATED ARTICLES