Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEDoganat mbledhin 72.5 miliardë lekë TVSH

Doganat mbledhin 72.5 miliardë lekë TVSH

Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH_ nga Administrata Doganore gjatë gjysmës së parë të vitit llogariten 72.5 miliardë lekë. Sipas DPD-së, krahasuar me gjashtëmujorin e vitit të shkuar, këto të ardhura rezultojnë rreth 13,6 miliardë lekë më të larta. Ndikimin kryesor e dha rritja e importit të energjisë me rreth 3.3 miliardë lekë më tepër se në të njëjtën periudhë të 2021, e pasuar nga rritja e çmimit të karburantit. Ndikimi i drejtpërdrejt në TVSH nga rritja e çmimit të karburantit llogaritet 2.7 miliardë lekë më shumë se në 6-mujorin e parë 2021. Ndërkohë, ndikimi në TVSH nga rritja e çmimeve të mallrave të konsumit të përgjithshëm, llogaritet 2 miliardë lekë, ndërsa nga importi i metaleve bazë rreth 2 miliardë lekë më tepër. Nga importi i gazit të lëngshëm efekti në TVSH llogaritet rreth 1 miliardë lekë më tepër, ndërsa nga rritja e çmimit të materialeve plastike, efekti në TVSH llogaritet 420 milionë lekë më shumë.

https://ata.gov.al/2022/07/13/doganat-mbledhin-72-5-miliarde-leke-tvsh/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ