Përpara takimit të G7 për të diskutuar vendosjen e një kufiri çmimi për naftën ruse, zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha se Moska nuk do të furnizojë më vende që zgjedhin të zbatojnë kufizime të tilla. “Nëse vendosin kufizime mbi çmimet, ne thjesht nuk do të furnizojmë naftë dhe produkte nafte për kompani të tilla ose shtete që vendosin kufizime pasi ne nuk do të punojmë në mënyrë jo konkurruese”, tha Novak, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS. Ministrat e financave të G7 pritet të takohen të premten për të diskutuar vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës ruse. “Kjo është mënyra më efektive, ne besojmë, për të goditur rëndë të ardhurat e Putinit dhe duke bërë këtë do të rezultojë në një rënie jo vetëm të të ardhurave të naftës së Putinit, por edhe në çmimet globale të energjisë”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. Të mërkurën, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin. Novak i quajti propozimet për të vendosur kufizime “plotësisht absurde” dhe tha se ato mund të shkatërrojnë tregun global të naftës, raportoi TASS.https://lajme.rtsh.al/artikull/rusia-do-te-pezullojme-furnizimet-me-nafte-dhe-benzine-nese-vendosen-kufizime-te-cmimeve
Do të pezullojmë furnizimet me naftë dhe benzinë
RELATED ARTICLES