Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Djemtë e rrugës Pal”, në Bibliotekën Kombëtare

“Djemtë e rrugës Pal”, në Bibliotekën Kombëtare

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të Javës së Kulturës Hungareze, çeli ekspozitën “Djemtë e rrugës Pal”. Kjo është një ekspozitë e përkthimeve në gjuhën shqipe të veprës “Djemtë e rrugës Pal”, shkruar nga shkrimtari i mirënjohur hungarez, Ferenc Molnar. Kjo ekspozitë ka përmbledhur të gjitha botimet e romanit aq të dashur për fëmijët dhe të rinjtë, nga botimi i parë në vitin 1939, sjellë mjeshtërisht në shqip nga përkthyesi Simon Dedaj, për të vijuar më pas me botimet dhe ribotimet e tjera të përkthyera nga Halit Selfo, Andon Frashëri, Klodian Lleshi, Elona Zeraliu, Aisa Kokiçi etj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në hollin e Bibliotekës Kombëtare nga 2 deri në 6 nëntor 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments