Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIDixhitalizimi - Sejko: Kemi hequr shumë para cash nga qarkullimi

Dixhitalizimi – Sejko: Kemi hequr shumë para cash nga qarkullimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në takimin me temë “Inovacioni në Sistemin Financiar”, ku i pranishëm ishte Kryeministri Edi Rama, ministri i Financave, Ervin Mete, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, si edhe drejtues të Shoqatës së Bankave, sektorit bankar dhe institucioneve të parasë elektronike.

Sejko u ndal në rëndësinë e inovacionit për përfshirjen financiare. “Banka e Shqipërisë ka miratuar ligjin “Për Pagesat” në vitin 2020, dhe ka ndërtuar të gjithë kuadrin nënligjor me rregulloret e caktuara për shërbimet e pagesave, teksa ka  dhënë edhe licencat përkatëse”, u shpreh Sejko. Guvernatori tha se, jemi në momentin praktik të këtij procesi, ndërsa ka mbetur pjesa e “open banking”.

“Ne kemi një Komitet të Pagesave në Shqipëri, që mblidhet katër herë në vit, ku inovacioni patjetër është çështja më e diskutuar dhe pjesa “open banking” patjetër që duhet bërë. Nga dy banka, deri në qershor duhet bërë edhe nga të gjitha bankat e nivelit të dytë, si një detyrim ligjor dhe bankat duhet të bëjnë patjetër investimet e duhura për këtë gjë”, tha Sejko.

Guvernatori solli në vëmendje se, vetë BSH-ja ka bërë investime në implentimin e sistemit të  shlyerjes së pagesave në euro, sikurse e ka pasur me lekun, duke kursyer miliona euro për komisionet, për bizneset dhe konsumatorin shqiptar. Përveç kohës, që shkonte në një javë dhe sot është bërë në një ditë kryerja e transaksionit në këtë valutë”. “Me këtë sistem që kemi implementuar, kemi hequr dhe shumë cash nga qarkullimi se praktikisht qytetarët nuk i marrin paratë cash nga njëra degë në tjetrën, por i marrin përmes transfertës”, tha ai.

Sejko tha se, “me Komitetin e Pagesave, BSH po punon për implementimin e sistemit “state payment”. Banka e Italisë po na mbështet për modelin tip të këtij sistemi, që është sipas standardeve të BE-së. Dalja nga Lista Gri dhe reformat e qeverisë, i kanë hapur rrugë Shqipërisë të pranohet në sistemin SEPA dhe tashmë nuk kemi asnjë pengesë për implementimin e sistemit state payment, që është një sistemi i unifikuar për të gjithë dhe një hap shumë i madh për të gjitha llojet e shërbimeve të pagesave të modernizuara, si p.sh pagesa me celular, pagesa ndërbankare në rrjetin europian që janë me kosto edhe më të ulëta dhe lehtëson shumë aksesin në shërbime bankare”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments