Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Ditët e Bogdanit”

“Ditët e Bogdanit”

Në datat 5 e 6 dhjetor 2022, nën iniciativën e Institutit të Historisë “Ali Hadri” (Prishtinë), shtëpisë botuese “Drita” (Ipeshkvia e Kosovës) dhe Institutit të Trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve (Shkup) organizohen ditët studimore e përkujtimore kushtuar figurës, veprimtarisë dhe personalitetit të Pjetër Bogdanit, autor i veprës madhore “Cuneus prophetarum”(1685), një nga më të rëndësishmet përpilime të letërsisë së vjetër shqipe të shekullit XVII. Në tryezën shkencore organizuar në Shkup, ditën e sotme, marrin pjesë me kumtime studiueset Anila Omari dhe Evalda Paci, nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (Akademia e Studimeve Albanologjike). Studiuesja Omari vjen me studimin “Pjetër Bogdani lëvrues i shquar i gjuhës dhe kulturës kombëtare”. Ndërsa studiuesja Evalda Paci është prezantuar me “Dimensioni dituror në veprën e shkrimtarinë e Pjetër Bogdanit”. Ditët e Bogdanit përmbyllen në datën 6 dhjetor, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, me mbajtjen e një akademie solemne në Katedralen e Prishtinës, në qendrën Bogdani Polis.https://ata.gov.al/2022/12/05/ditet-e-bogdanit-aktivitet-shkencor-ne-shkup/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments