Sot është Dita Ndërkombëtare kundër Testeve Bërthamore. Që nga fillimi i testimit të armëve bërthamore më 16 korrik 1945, janë kryer mbi 2000 testime të tilla. Në ditët e para të testimit bërthamor iu kushtua pak vëmendje efekteve të tij shkatërruese në jetën njerëzore, e lëre më rreziqeve e pasojave bërthamore nga testet atmosferike. Historia ka treguar efektet e tmerrshme dhe tragjike të testimit të armëve bërthamore, veçanërisht kur diçka shkon keq në kushtet e paracaktuara. Më 2 dhjetor 2009, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, shpalli 29 gushtin Ditën Ndërkombëtare kundër Testeve Bërthamore duke miratuar njëzëri rezolutën 64/35. Rezoluta bën thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit “për efektet e shpërthimeve të testimit të armëve bërthamore ose çdo shpërthimi tjetër bërthamor dhe nevojën për ndërprerjen e tyre si një nga mjetet për arritjen e qëllimit të një bote pa armë bërthamore”. Rezoluta u iniciua nga Republika e Kazakistanit, së bashku me një numër të madh sponsorësh dhe mbështetësish, me qëllim përkujtimin e mbylljes së zonës së testit bërthamor të Semipalatinsk më 29 gusht 1991. Çdo vit pasardhës, dita është respektuar duke koordinuar aktivitete të ndryshme në mbarë botën, si simpoziume, konferenca, ekspozita, konkurse, botime, leksione, transmetime mediatike dhe iniciativa të tjera. Që nga krijimi i saj, shumë zhvillime dypalëshe dhe shumëpalëshe në nivel qeveritar, si dhe lëvizje të gjera në shoqërinë civile kanë ndihmuar në avancimin e kauzës së ndalimit të testeve bërthamore. Instrumenti ndërkombëtar për t’i dhënë fund të gjitha formave të testimit bërthamor është Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT) i vitit 1996. Fatkeqësisht, kjo ende nuk ka hyrë në fuqi. atsh
Dita Ndërkombëtare kundër Testeve Bërthamore
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on