Sot është Dita Ndërkombëtare e Zogjve Shtegtarë. OKB ngre shqetësimin për vazhdimësinë e llojeve të ndryshme të zogjve, në një mjedis ku ujërat rrezikohen nga ndotja apo thatësira. Fokusi i Ditës Botërore të Zogjve Shtegtarë për këtë vit është fushata globale që synon të rrisë ndërgjegjësimin për zogjtë shtegtarë dhe nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar për t’i ruajtur ato, duke ruajtuar gjithashtu ujin si domosdoshmëri për jetën. Aktivitetet për të shënuar fushatën do të mbahen globalisht në dy ditë: më 13 maj dhe në 14 tetor, nën temën “Uji: Mbrojtja e jetës së shpendëve”. Këto dy ditë reflektojnë natyrën ciklike të shtegtimit të zogjve mes dy hemisferave. Ndërkohë posteri i këtij viti është realizuar nga artisti nga Nikaragua, Augusto Silva. Posteri ka si elemente kryesore 12 specie zogjsh dhe ujin si burim i jetës. Uji është thelbësor për ruajtjen e jetës në planetin tonë. Zogjtë shtegtarë mbështeten në liqenet, lumenjtë, përrenjtë, pellgjet, kënetat, kënetat dhe ligatinat bregdetare, për shumim, pushim, furnizim me uje gjatë migrimit dhe dimërimit. Megjithatë, kërkesa në rritje e njeriut për ujë, së bashku me ndryshimet klimatike, ndotjen dhe faktorë të tjerë, po kërcënojnë këto ekosisteme të çmuara ujore. 35% e ligatinave të botës, me rëndësi jetësore për zogjtë shtegtarë, janë zhdukur në 50 vitet e fundit. Liqeni i Madh i Kripur i Utah-s, liqeni më i madh me ujë të kripur në hemisferën perëndimore dhe i përdorur nga më shumë se një milion zogj bregdetar, është në rrezik të zhduket brenda pesë viteve. Në të gjithë pellgun Amur-Heilong në Azi, ndryshimi i klimës po përforcon ndikimin e shkatërrimit të habitatit duke varfëruar sistemet natyrore të ujit dhe duke privuar zogjtë shtegtarë nga shumimi jetësor dhe vendi i ndalimit. Raportet e fundit zbulojnë se 48 % e specieve të shpendëve në mbarë botën po pësojnë rënie të popullsisë.
Dita Ndërkombëtare e Zogjve Shtegtarë
RELATED ARTICLES