Tuesday, April 22, 2025
HomeSHKENCA DHE JETADita Ndërkombëtare e Peshkut Ton

Dita Ndërkombëtare e Peshkut Ton

2 maji në kalendarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara njihet si Dita Ndërkombëtare e Peshkut Ton. Ky produkt, sipas FAO-s (Organizata Botërore e Ushqimit) ka rënë viktimë e vlerave të tij ushqyese. Duke pasur nivel të lartë Omega-3, mineralesh, proteinash dhe vitamine B12, peshku ton është bërë nga më të kërkuarit. Pasoja është peshkimi pa kriter duke rrezikuar biodiversitetin. Kjo është arsyeja përse në dhjetor të 2016-ës, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi për vendosjen e kësaj dite në kalendarin e OKB-së, për të pasur një vëmendje në rang global ndaj një peshkimi të qëndrueshëm. Lëvizja nënvizon rëndësinë e konservimit që të kemi sisteme për të parandaluar shkatërrimin e rezervave të tonit. Edhe ujërat që lagin vendin tonë janë të pasura me ton, madje vendi ynë prej disa vitesh eksporton ton drejt Japonisë. Projekti i FAO-s “Common Oceans Tuna” synon të sigurojë që të gjitha rezervat kryesore të tonit të peshkohen në nivele të qëndrueshme deri në vitin 2027. Nga 2014-2019, projekti “Common Oceans Tuna” ndihmoi në uljen e numrit të rezervave të tonit prej mbipeshkimit nga 13 në 5. Çdo vit peshkohen më shumë se 7 milionë tonë të këtij peshku e llojeve të ngjashme. Këto specie ton migratore përbëjnë 20 përqind të vlerës së të gjithë peshkimit detar dhe mbi 8% të të gjithë prodhimeve të detit të tregtuara globalisht. Aktualisht, mbi 96 vende janë të përfshira në ruajtjen dhe menaxhimin e tonit, i cili ka një vlerë vjetore prej gati 10 miliardë dollarësh dhe disa programe përkatëse të FAO-s kanë filluar të japin rezultate pozitive në reduktimin e mbipeshkimit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ