Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit

Më 27 janar të vitit 1945 trupat sovjetike të Armatës së 60-të të “Frontit të parë ukrainas”, mbërritën pranë qytetit polak të Aushvicit, ku zbuluan kampin e përqendrimit dhe liruan ata që u kishin mbijetuar torturave naziste. Zbulimi i Aushvicit si dhe dëshmitë e të mbijetuarëve, nxorrën qartazi para botës mizoritë e gjenocidit nazist. Hapja e portës së Aushvicit i tregoi tërë botës për të parën herë, jo vetëm dëshmitë rrënqethëse të të mbijetuarve, por edhe instrumentet e torturave e të shfarosjes, të përdorura në kampet e përqendrimit. Megjithëse Ushtria e Kuqe kishte çliruar më herët, të tjera kampe përqendrimi (Majdanek, Belzec, Sobibor e Treblinka), u vendos që Dita e Përkujtimit të përkonte me çlirimin e Aushvicit. Kjo ditë u vendos nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën 60/7 të 1 nëntorit të vitit 2005. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments