Friday, October 18, 2024
HomeMJEDISDita Ndërkombëtare e Pastrimit të Bregdetit

Dita Ndërkombëtare e Pastrimit të Bregdetit

Duke sjellë në vëmendje rëndësinë e kvsaj dite, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, kërkoi reflektim nga qytetarët pasi mbetjet detare janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. “Ju ftojmë të gjithëve të reflektoni, përpara se të flakni mbetjet tuaja në det e bregdet, sesa dëm po shkaktoni dhe sesa kohë i nevojitet një mbetjeje të dekompozohet”, thuhet në postimin e AKZM në rrjetet sociale. “Nuk duhet të harrojmë se secili nga ne, çdo ditë ka një mision mjaft të rëndësishëm në jetë – të kujdeset për natyrën dhe shëndetin”, u shpreh AKZM. Dita Ndvrkombëtare e ka fillesën në vitin 1986, kur Linda Maraniss organizoi një grup qytetarësh për të pastruar plazhin e South Padre Island, në Teksas, nga sasia tepër e madhe e mbetjeve të hedhura. Mbetjet plastike janë gjetur në 62% të shpendëve detarë dhe në 100% të breshkave të detit. Një problem kaq i madh si plastika në oqean kërkon angazhimin e të gjithë njerëzve për të sjellë ndryshim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments