Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDita Ndërkombëtare e Muzeut

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Dita Ndërkombëtare e Muzeut u përcaktua nga ICOM në vitin 1977 dhe u përqafua menjëherë nga të gjithë muzetë në mbarë botën. Kjo ditë përbën një moment të një rëndësie të veçantë për komunitetin ndërkombëtar të muzeve. Synimi i Ditës Ndërkombëtare të Muzeut është rritja e ndërgjegjësimit se “muzetë janë një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit kulturor, pasurimit të kulturave dhe zhvillimit të mirëkuptimit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe paqes midis popujve”. E organizuar çdo vit më 18 maj, ngjarjet dhe aktivitetet e planifikuara për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeut mund të zgjasin një ditë, një fundjavë ose një javë të tërë. Gjithnjë e më shumë muze bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme për Ditën Ndërkombëtare të Muzeut. Tema e përzgjedhur nga ICOM për vitin 2023 është “Muzetë, Qëndrueshmëria dhe Mirëqenia” – “Museums, Sustainability and Wellbeing”. Në fokus të kësaj teme shëndeti dhe mirëqenia globale, veprimi për klimën, si edhe jeta në Tokë. Në kuadër të kësaj dite hyrja në Muzeun Historik Kombëtar, çdo datë 18 maj, është pa pagesë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments