Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETADita Ndërkombëtare e Çokollatës

Dita Ndërkombëtare e Çokollatës

Sot është Dita Ndërkombëtare e Çokollatës. Sipas shkencëtarëve një sasi e vogël e përditshme çokollate, sjell të mira për organizmin, veçanërisht ato prodhime që janë të errëta e me përqindje të lartë kakaoje. Në një artikull publikuar nga Agjencia Italiane e Lajmeve (ANSA) thuhet se, në përgjithësi, përbërësit bioaktive në çokollatën e zezë mund të jenë të shkëlqyera për lëkurën tuaj, sidomos tani që jemi në stinën e nxehtë të vitit. Mund të jetë e dobishme të dihet se sipas disa studimeve, çokollata mund të mbrojë lëkurën nga dielli. Arsyeja? Falë flavonoleve, ndikon tek sasia minimale e rrezeve UVB të nevojshme për të shkaktuar skuqje të lëkurës 24 orë pas ekspozimit. Flavonolet mund të mbrojnë kundër dëmtimit të diellit, të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të rrisin densitetin dhe hidratimin e lëkurës. Çokollata gjithashtu përmirëson funksionet njohëse, si në moshën e rritur, ashtu edhe në rastin e të moshuarve. Flavonolet rrisin fluksin e gjakut në tru, por edhe të stimuluesve si teobromina dhe kafeina që përmirësojnë funksionin e trurit në afat të shkurtër. Me kalimin e kohës, studime të shumta kanë treguar gjithashtu se konsumimi i kakaos ose çokollatës mund të ulë presionin e gjakut dhe të përmirësojë shëndetin kardiovaskular. Në konsumimin e çokollatës padyshim që duhet shumë moderim, duke pasur parasysh se është shumë kalorike, përmban sheqerna edhe në formë të errët dhe është e lehtë të hahet më shumë seç duhet. Efektet e mira të çokollatës vihen re nëse ajo hahet në formën e saj të pastër, pa përbërës të tjerë që shtojnë sheqerin, yndyrnat etj, dhe gjithnjë të synohet për produkte cilësore me mbi 75% kakao. Sipas studimeve sugjerohet një konsum jo më shumë se 30 gramë në ditë. Duke qenë se përmban edhe kafeinë, ekspertët këshillojnë të mos konsumohet me stomakun bosh dhe mundësisht jo para gjumit të natës. Një konsum prej 45 gramësh në javë, thuhet se redukton rrezikun e iktusit tek gratë si dhe favorizon lirimin e endorfinës, hormoni përgjegjës për humorin tonë të mirë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments