Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Nikolla shkruan se Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Ukrainës e cila prej 6 muajsh po përballet me luftën e Rusisë. Nikolla shpreh mirënjohjen për fjalimin e mbajtur në Kuvend më 3 maj nga Presidenti Volodymyr Zelensky. “Sot Ukraina kremton Ditën e Pavarësisë. Në 24 gusht të vitit 1991, Verkhovna Rada, Parlamenti i 🇺🇦, shpalli Deklaratën e Pavarësisë, e cila u ratifikua nga referendumi i 1 dhjetorit të po atij viti. Gjatë tre dekadave si një shtet i pavarur, 🇺🇦 ka shënuar arritje të rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. 🇺🇦 është një vend mik i 🇦🇱 dhe prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në janar 1993 kjo miqësi ka ardhur duke u forcuar, edhe si rezultat i një komuniteti të diasporës shqiptare që jeton në 🇺🇦, i vendosur kryesisht në rajonin e Odesës. 🇺🇦 e kremton 31-vjetorin e pavarësisë në kushtet e një lufte të padrejtë, prej 24 shkurtit të këtij viti, pas agresionit të Rusisë. 🇦🇱 ka mbajtur një qëndrim të qartë e të vendosur në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së 🇺🇦, duke harmonizuar qëndrimin ndaj këtij agresioni me ato të ShBA-së, BE-së dhe NATO-s. Mirënjohje e vlerësim i kësaj mbështetjeje ishte fjalimi që mbajti në Kuvendin e 🇦🇱 Presidenti i Ukrainës, z. Volodymyr Zelenskyy, në 3 maj, gjatë të cilit shprehu falenderimin për mbështetjen nga 🇦🇱 të luftës së drejtë të 🇺🇦, mbështetjen e sanksioneve ndaj Rusisë, kontributin si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe bashkëpenëmbajtëse me 🇺🇸 për mbështetjen e 🇺🇦. Kontributi i 🇦🇱 në Konferencën e Donatorëve dhe strehimi në vendin tonë i mbi tre mijë ukrainasve janë gjithashtu dëshmi të kësaj mbështetjeje. Në këtë ditë të shënuar, i shpreh Kryetarit të Verkhovna Rada, kolegut Ruslan Stefanchuk, solidaritetin e Kuvendit të 🇦🇱 dhe timin personal si edhe besimin se populli i 🇺🇦 do ta fitojë luftën e padrejtë që i është imponuar. Ora e historisë nuk kthehet prapa! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, në kohë të vështira, popullit të 🇺🇦!”, njofton Nikolla.https://lajme.rtsh.al/artikull/dita-e-pavaresise-nikolla-uron-ukrainen-vend-mik-do-e-fitoje-luften-e-padrejte-qe-i-eshte-imponuar