Liqeni i Ohrit njihet si një fenomen natyror i jashtëzakonshëm. Ai përfaqëson një nga liqenet më të vjetra në Evropë dhe një zonë me biodiversitet të larmishëm me rëndësi globale. Është vlerësuar si liqeni me biodiversitetin më të lartë në botë, duke marrë parasysh numrin e llojeve endemike për sipërfaqe. Po ashtu, edhe ligatinat e liqenit të Ohrit kanë një biodiversitet po kaq të pasur dhe të rëndësishëm, me një numër jashtëzakonisht të lartë të specieve endemike.
Ujërat e liqenit të Ohrit vlerësohen me cilësi mezotrofike dhe oligotrofike. Në plazhet e liqenit të Ohrit vlerësohet se 50 % e stacioneve janë – Cilësi e shkëlqyer, 37.5 % – Cilësi e mirë, 12.5 % – Cilësi e mjaftueshme. Qëllim kryesor i AKM është vlerësimi i cilësisë së liqeneve dhe njëkohësisht dhënia e rekomandimeve për përmirësimin e situatës për të mbrojtur këto pasuri natyrore si dhe shëndetin publik. atsh