Barrikadat e vendosura në veri të vendit tashmë prej njëmbëdhjetë ditësh vazhdojnë të qëndrojnë duke vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara. Serbët lokalë kanë ngritur edhe një tjetër barrikadë në “Kroin e Vitakut”, përkatësisht nga Mitrovica në drejtim të Zveçanit, duke e çuar kështu numrin e tyre të përgjithshëm në nëntë. Dyqanet janë hapur ndërkaq edhe nëpër shkolla e fakultete mësimi ka filluar të mbahet. Vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.https://ata.gov.al/2022/12/20/dita-e-11-e-barrikadave-vijon-e-njejta-situate-ne-veri-te-kosoves/
Dita e 11 e barrikadave në veri të Kosovës
RELATED ARTICLES