Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEDisa zona pa drita! Dëbora bllokon aksin Bogë-Theth

Disa zona pa drita! Dëbora bllokon aksin Bogë-Theth

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe dëbore ka sjellë një sërë problematikash në të gjithë vendin. Në Shkodër, sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në 1100 hektarë tokë, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Akset rrugore në rrethin e Pukës nuk kanë probleme, teksa në Qaf Mali ka prezencë të borës me trashësi rreth 5cm, por pa shkaktuar probleme për qarkullimin e mjeteve. Në Bashkinë e Vaut të Dejes, kanë mbetur pa energji elektrike njësia Vig Mnele, pasi 7 shtylla të tensionit të lartë i ka marre uji dhe gjithashtu nuk ka energji elektrike në Njësinë Temal dhe Shllak. Disa rrugë rurale janë të bllokuara nga reshqitje gurësh dhe dherash. Ndërkohë, argjinatura në krahun e majt të urës Gjinajve në Njesine Administrative Vig Mnele është drejt shembjes. Në Pukë, energjia elektrike në zonat rurale vijon të ketë ndërprerje. Në aksin Bogë-Theth reshjet e dëbores kanë vazhduar gjatë gjithë natës, por bëhet me dije se akoma nuk është ndërhyrë në zonën e orteqeve pasi vazhdojnë rreshqitjet e dëborës dhe momentalisht është e rrezikshme ndërhyrja. Në Qarkun Korçë gjate natës ka patur reshje dëbore, ndërsa në rrugën e Dardhës trashësia e dëborës ka shkuar nga 5 cm deri në 15 cm. Megjithatë, aktualisht, në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme. Në Krujë, të gjithë malet janë të mbuluar nga dëbora, trashësia e së cilës varjon deri në 15 cm. Rruga per Qafshtamë aktualisht është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Ndërkohë përsa i përket lumenjve, niveli i tyre është rritur, por deri tani nuk paraqesin problem. Disa fshatra të rrethit kanë mbetur pa energji elektrike si pasoje e dëmtimit të linjave furnizuese. Në Kurbin, në fshatin Adriatik, disa banesa janë të rrerhuara nga uji, po ashtu edhe në fshatin Gjorem dhe Shullaz ndodhen disa familje të rrethuara nga uji. Në Elbasan ka rënë dëbora e parë, por aktualisht nuk raportohen probleme serioze. Nën petkun e dëborës është zgjuar pika turistike e Gjinarit,Funarit dhe Zona e Labinotit Mal në Elbasan ku bëhet me dije se ka rënë 6-7 cm borë. Sakaq pikat malore të Librazhdit, Prrenjasit dhe Gramshit janë zbardhur më herët nga dëbora. Në këto destinacione nuk ka probleme me bllokimin e rrugëve pasi bëhet me dije se borëpastrueset ndodhen në terren e për të shmangur aksidentet është hedhur dhe skorje. Përpos kujdesit në lëvizje, të apasionuarit e turizmit dimëror kanë mundësi të kalojnë disa momente të këndshme në dëborë, e cila këtë vit kishte munguar për shkak të temperaturave të ngrohta që ka karakterizuar vendin. Problem prej disa ditesh mbetet mungesa e energjisë elektrike në disa zona të Gramshit dhe Librazhdit konkretisht në Tunjë dhe Qukës. Ekipet e OSHEE ndodhen në tërren për të rikthyer energjinë elektrike te abonentët. I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe në lartësinë mbi 700 m ka patur edhe reshje bore ku në Shishtavec trashësia e dëborës ka shkuar deri në 7 cm. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments