Marka luksoze franceze e modës “Dior” është goditur nga një sulm kibernetik – i cili ka synuar aksesin ndaj të dhënave të klientëve, konfirmoi sot kompania.

Shkalla e shkeljes mbetet e paqartë, por një mesazh në lidhje me sulmin kibernetik është postuar në faqen zyrtare të kompanisë në Korenë e Jugut.

Sipas mesazhit të postuar në faqen koreane të “Dior”, kompania njoftoi shkeljen më 7 maj dhe se informacionet rreth kontakteve, të dhënat e blerjeve dhe të dhënat e preferencave ishin ndër informacionet e kompromentuara nga hakerat.

Incidenti vjen pasi një numër markash me pakicë në Britaninë e Madhe, përfshirë Marks&Spencer dhe Co-op, u goditën nga hakerat.

“Shtëpia e modës “Dior” njoftoi kohët e fundit se një palë e jashtme e paautorizuar kishte aksesuar disa nga të dhënat e klientëve të saj.

“Ekipet e “Dior” – të mbështetura nga ekspertë kryesorë të sigurisë kibernetike – po vazhdojnë hetimet rreth incidentit. Ne kemi njoftuar të gjitha autoritetet rregullatore përkatëse”, tha kompania.