Dinamo City dhe Egnatia janë dy skuadrat që do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2024/2025. Finalja do të luhet më 1 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Dinamo City siguroi kualifikimin pas fitores 4-3 ndaj Vllaznisë në ndeshjen e kthimit, pasi sfida e parë ishte mbyllur në barazim pa gola. Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, Egnatia mposhti Partizanin me rezultatin 0-2.

Koha e rregullt u mbyll me shifrat 0-1 për Egnatian, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm të dy takimeve, pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë. Sfida u zgjat në minutat shtesë, ku rrogozhinasit e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova përmbysën rezultatin, duke siguruar një kualifikim dramatik për në finalen e këtij edicioni.