Pas certifikatës së Maturës Shtetërore, e-Albania ka digjitalizuar edhe diplomën. Drejtoresha e përgjithshme e AKSHI-t, Linda Karçanaj tha se me digjitalizimin e diplomës nuk ka më qëndrime të gjata në vapën e korrikut për të tërhequr dokumentin pranë shkollave të mesme të vendit. “Me vetëm një klik në e-Albania, Diploma e Maturës gjenerohet në kohë reale dhe pajiset me vulë elektronike”, tha Karçanaj. Sistemi i ri e-Matura ka digjitalizuar të gjitha proceset e maturës, duke mundësuar marrjen e diplomës së maturës në mënyrë elektronike. Këto dokumente dërgohen automatikisht nga sistemi e-Matura në e-Albania, ku maturantët mund t’i gjejnë në çdo kohë në rubrikën “Dokumentet e mia”.