Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) po vijon me ritme të shpejta procesin e digjitalizimit të sektorit bujqësor, duke ngritur dhe vënë në funksion Sistemin e Identifikimit të Parcelave të Tokës (LPIS) një mekanizëm kyç për menaxhimin transparent dhe efikas të fondeve të Bashkimit Evropian.

Me funksionimin e LPIS-it, fermerët do të kenë një proces më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të sigurt për marrjen e mbështetjes financiare, ndërsa vendi përfiton nga një sistem modern që siguron administrim të drejtë dhe të qëndrueshëm të fondeve bujqësore.

Këtë vit në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi kanë aplikuar 70 mijë fermerë në shkallë vendi për tetë masa mbështetëse 

Falë teknologjisë së re, monitorimi i parcelave bujqësore do të kryhet në mënyrë të automatizuar dhe të vazhdueshme, çka pritet të rrisë ndjeshëm transparencën dhe përshpejtimin e procesit në shpërndarjen e fondeve për fermerët.

Në të njëjtën kohë, LPIS do të ndihmojë institucionet shqiptare të përmbushin kushtet teknike dhe administrative që kërkohen në kuadër të procesit të integrimit europian.