Fototeka e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, pjesë e Akademisë së Studimeve Albanologjike, është një tjetër arkiv fotografik që digjitalizohet. Në këtë fototekë ruhen një numër i konsiderueshëm imazhesh në xham negativ, rul filma, diapozitiva, albume dhe letër fotografike të autorëve me rëndësi për historinë e fotografisë shqiptare gjatë shek. XIX dhe fillim shek. XX. Me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” dhe IAKSA angazhohen në një bashkëpunim të ngushtë mes tyre, me qëllim ngritjen e kapaciteteve për procesin e arkivimit, katalogimit, dixhitalizimit dhe programeve të përbashkëta hulumtuese. Gjatë këtij bashkëpunimi synohet digjitalizimi dhe konservimi i plotë i kësaj arkive fotografike, ngritja e një arkive online të përbashkët me qëllim grumbullimin e informacioneve shtesë mbi fotografitë, si dhe hartimi i një kalendari ekspozitash hulumtuese nga ky arkiv. Gjatë ditëve në vijim, Fototeka “Marubi” dhe ajo e IAKSA do të informojnë më në detaje mbi proceset të cilat do ta zhvillojnë më tej këtë arkivë.https://ata.gov.al/2022/09/23/digjitalizim-i-fototekes-se-institutit-te-antropologjise-kulturore-dhe-studimeve-te-artit/
Digjitalizim i fototekës së Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit
RELATED ARTICLES