Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIDieta mesdhetare,për të qenë të shëndetshëm

Dieta mesdhetare,për të qenë të shëndetshëm

Dieta mesdhetare së bashku me dietën aziatike janë regjimet ushqimore më të plota nga pikëpamja ushqyese, duke siguruar sasinë e duhur të lëndëve ushqyese, vitaminave dhe të gjitha ato substanca të dobishme për një shëndet të mirë. Megjithatë, disa sondazhe tregojnë se jo të gjithë e ndjekin me përpikëri dietën mesdhetare. Paralajmërimet e OBSH-së- Vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë po jep alarmin për rrezikun e të ushqyerit dhe dietave të këqija, të cilat shkaktojnë çdo vit vdekjen e po aq njerëzve sa vdesin nga konsumimi i duhanit.

Gabimet më të shpeshta- Alessio Molfino, ekspert nga Shoqata Italiane e të ushqyerit dhe metabolizmit klinik shpjegon se “Ndër gabimet më të shpeshta janë zgjedhja e frutave dhe perimeve jashtë sezonit, konsumimi i ushqimeve dhe lëngjeve, të cilat janë të varfëra në fibra dhe të pasura me sheqerna të rafinuar, si dhe konsumimi i tepërt i mishit, veçanërisht të mishit të kuq”. Sekreti qëndron tek ushqimet e thjeshta- Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në Samitin e Sistemeve Ushqimore të OKB-së në Romë, foli për llojin e dietës që duhet mbajtur për të ulur problemet dhe sëmundjet. “Çelësi për të ulur ndikimin e shkaqeve kryesore të vdekjeve dhe sëmundjeve kronike është që të adoptoni stile më të thjeshta të të ushqyerit, të bazuara në ushqime të freskëta, të papërpunuara, lokale dhe të rritura në mënyrë të qëndrueshme”.

Disa karakteristika të dietës mesdhetare- Vaji i ullirit, bishtajat, peshku, drithërat dhe pak mish i kuq janë disa nga përbërësit tipik të dietës mesdhetare. Përveç kësaj, një pjesë e rëndësishme e kësaj diete janë ushqimet e papërpunuara, si frutat dhe perimet e freskëta dhe veçanërisht të stinës. Avantazhi i dietës mesdhetare- Dieta mesdhetare mbetet një nga dietat më të mira absolute për shëndetin dhe mirëqenien fizike dhe mendore. Mjafton të thuhet se ata që ndjekin dietën mesdhetare kanë 25% më pak rrezik për të vdekur nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe neurodegjenerative.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments