Mot me diell por i ftohtë. Meteorologia Lajda Porja thotë se kthjellimet do të jenë prezente gjatë fundjavës në territorin shqiptar, por temperaturat do të jenë të ulëta. Problematikë do të jetë edhe parametri i erës, duke bërë që moti i ftohtë të ndihet më shumë.
“Diell por shumë ftohtë. Kthjellimet do të jenë prezente ditën e sotme, herë pas here do të ketë vranësira, nuk do të mungojnë reshjet e pakta të dëborës vetëm në zonat juglindore dhe verilindore. Temperaturat mjaft të ulëta do të ketë gjatë ditës së sotme. -4 dhe -5 minimalja dhe maksimalja deri në 14 gradë celcius. Fundjava do të sjellë përmirësim të dukshëm të motit, duke bërë që dielli të jetë present në të gjithë territorin shqiptar. Temperatura mjaft të ulëta për shkak të depërtimit të masave të ftohta me origjinë lindore, duke bërë që minimalet të jenë -7 gradë. Zonat më të ftohta në verilindje, Peshkopia dhe Bulqiza. -4 dhe -5 në qarkun e Korës dhe temperaturat maksimale nuk do të kalojnë 12 gradë celcius. Parametri i erës herë pas here bëhet problematike, do të jetë një erë jo shumë e fortë por e ftohtë, e cila është lindore dhe verilindore, duke bërë që moti i ftohtë të ndihet më shumë.“, u shpreh ajo.
“Kosova dhe RMV do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, që herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta dëbore. Do të ketë përmirësim të dukshëm të motit të shtunën dhe të dielën, ku dielli do të jetë dominant, megjithatë do të jetë mjaft ftohtë.”/abcnews.al