Friday, November 22, 2024
HomeAKTUALITETDiell pas shiut, parashikimi se si do të jetë moti nga sot...

Diell pas shiut, parashikimi se si do të jetë moti nga sot deri në fundjavë

Sot dhe nesër do të jemi nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu, më të fokusuara reshjet do të jenë në zonat malore ndërsa në qytetet e zonës së ulët do kemi vetëm momente të pakta me pika shiu.

Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim do kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, duke bërë që në vendin tonë të kemi intervale të gjata me kthjellime në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave.

Temperaturat e ajrit sot dhe nesër do të jenë maksimumet 32 deri në 33 gradë Celsius, duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim do të kemi rritje graduale të tyre, duke bërë që maksimumet deri në fundjavë në rang territori të ngjiten edhe në 35 gradë Celsius.

Përsa i përket vendeve të rajonit, Kosova Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi gjatë ditës së sotme , e marta dhe e mërkura mbeten në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në zonat e izoluara ku nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve afatshkurtra, por duke filluar nga dita e mërkurë në pjesën e dytë të saj dhe në vijim do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që edhe për vendet e rajonit kthjellimet të jenë dominante. Temperaturat e ajrit pritet që dita ditës të kenë rritje graduale ku nga 26 sot që regjistron Kosova, priten maksimumet gjatë fundjavës edhe në vlerën 32 apo 33 gradë Celsius deri në 34 gradë Celsius. Priten maksimumet në Maqedoninë e Veriut,  ndërsa në Malin e Zi në zonat perëndimore priten temperatura rreth 35 gradë Celsius.

*Hakil Osmani nga MeteoAlb

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments