Saturday, October 19, 2024
HomePARASHIKIMI MOTITDiell dhe temperatura tipike vere, si do të jetë moti në fundjavë...

Diell dhe temperatura tipike vere, si do të jetë moti në fundjavë | ABC News Albania

Moti i kthjellët do të na shoqërojë edhe në fundjavë. Meteorologu Hakil Osmani thekson se vranësirat do të jenë prezente në zonat malore, kryesisht gjatë mbrëmjes së të dielës. Sa i përket temperaturave të ajrit, maksimumet arrijnë në 26 gradë në zonat malore ndërsa në Ultësirën Perëndimore në 30 gradë. Edhe rajoni do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme të motit dhe të temperaturave të larta. Meteorologu theksoi gjithashtu se në Kosovë maksimumet do të ngjiten në 27 gradë celcius, në Maqedoninë e Veriut deri në 29 gradë ndërsa në Mal të Zi nga 29 deri në 32 gradë celcius. “Parashikohet që gjatë kësaj fundjave, maksimumet në territorin shqiptar, në Ultësirën Perëndimore, të jenë nga 29 në 30 gradë celcius ndërsa në zonat malore jo më shumë se 26 gradë celcius. Temperaturat në orët e para të mëngjesit do të jenë shumë më pranë vlerave normale sa i përket Tetorit, pasi do t’i kemi nga 9-11 gradë celcius në qytetet e zonave malore ndërsa në Ultësirën Perëndimore do t’i kemi nga 13-17 gradë. Sa i përket kushteve të motit, gjatë kësaj fundjave do të kemi intervale të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë gjatë paraditeve ndërsa pasditeve do të sjellin kalime të pakta vranësirash, të cilat më prezente do të jenë në zonat malore dhe kryesisht gjatë mbrëmjes të së dielës. Sa i përket vendeve të rajonit, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të kenë temperatura të larta. Në Kosovë maksimumet do të ngjiten në 27 gradë, në Maqedoni deri në 29 gradë Celcius ndërsa në Mal të Zi nga 29 deri në 32 gradë celcius.”, u shpreh Osmani./abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments