Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIDialog kombëtar për sistemet e qëndrueshme ushqimore

Dialog kombëtar për sistemet e qëndrueshme ushqimore

FAO në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë organizuan konferencën e parë në nivel kombëtar për Sistemet e Qëndrueshme Ushqimore në Mesdhe (SFS-MED), një nismë shumëpalëshe, një komponent thelbësor i projektit ambicioz që synon të angazhojë të gjithë partnerët në nivel kombëtar dhe vendor në zbatimin e qasjeve te reja dhe zgjidhjeve konkrete për transformimin e sistemeve ushqimore në vend. Aktiviteti i sotëm është në vijim të rrugëtimit të dalë nga dialogët kombëtarë për Sistemet e Qëndrueshme Ushqimore në Shqipëri të samitit të OKB-së për Sistemet Ushqimore në vitin 2021, drejtuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe mbështetur nga OKB. “Ne kemi nevojë për diversifikimin e ekonomisë rurale, përmirësimin e sistemeve të zinxhirit të vlerës ushqimore, rritjen e eksporteve duke arritur tregje të reja në gjithë botën. Në këtë kontekst, Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm dhe eksportet bujqësore janë rritur me 27% në tre vitet e fundit duke future etiketën “Made in Albania”, tha Ami Çarçani, drejtore në Drejtorinë për Implementimin e Prioriteteve dhe Statistikave. Për transformimin e sistemeve ushqimore në një sistem të qëndrueshëm, Ministria është e angazhuar për hartimin dhe miratimin e strategjive dhe politikave në përputhje me kapitujt e bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe peshkimin të Bashkimin Evropian”, shtoi përfaqësuesja e Ministrisë së Bujqësisë. Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi i FAO-s për Shqipërinë, Raimund Jehle theksoi se platforma e Sistemeve të Qëndrueshme Ushqimore në Mesdhe luan një rol kyç në mbështetjen e transformimit të sistemeve ushqimore në rajon. “Projekti ofron një forum për dialog dhe bashkëpunim pasi përfshin shumë aktorë, duke forcuar rrjetin për shkëmbimin e njohurive, si dhe ngritjen e kapaciteteve. Shërben si një katalizator për bashkëpunimin rajonal në çështjet prioritare për transformimin e sistemeve të qëndrueshme ushqimore në Mesdhe”, u shpreh Raimund Jehle, përfaqësuesi i FAO-s për Shqipërinë. E ftuar në takim, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney, shprehu konsideratën për angazhimin e ekipit të OKB-së në mënyrë aktive mbi procesin e Samitit të Sistemeve Ushqimore të Kombeve të Bashkuara duke mbështetur zbatimin e Rrugës së Sistemit Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri, me aktivitete të rëndësishme të udhëhequra nga FAO, si organizimi i dialogut kombëtar dhe local vitin e kaluar. “Organizata e Kombeve të Bashkuara mbështet bashkëpunimin shumësektorial dhe koherencën e politikave. Transformimi i sistemit ushqimor për të arritur rezultate të përmirësuara të qëndrueshmërisë dhe ushqyerjes për të gjithë ka nevojë për një qasje holistike, duke krijuar sinergji midis ndërhyrjeve të ndryshme sektoriale”, tha Fiona McCluney. Dialogët kombëtarë kanë në fokus identifikimin e elementeve thelbësore për të mundësuar Rrugën Kombëtare të Sistemeve të Qëndrueshme Ushqimore në Mesdhe, ndjekur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duke përfshirë Strategjinë e re për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Peshkimin, Politikat Kombëtare të Sigurise Ushqimore, strategjia e Turizmit Rural, Planin 10-vjeçar për Përdorim të Qëndrueshëm të Pesticideve të cilat janë në proces zhvillimi për t’u zbatuar nga aktorët. Zbatim i projektit në nivel kombëtar në kuadrin e Platformës SFS-MED, një iniciativë shumëpalëshe për Sistemet e Qëndrueshme Ushqimore në Mesdhe synon të lehtësojë integrimin e mëtejshëm, forcimin dhe shkallëzimin e qasjes së kombinuar të sistemeve ushqimore. FAO do të ofrojë mbështetje për dialogët e nivelit lokal që do të kryhen në kuadrin e Platformës për Sistemet e Qëndrueshme të Ushqimit në Mesdhe, duke angazhuar qeveritë lokale, komunitetet lokale dhe bashkitë.https://ata.gov.al/2022/11/01/dialog-kombetar-per-sistemet-e-qendrueshme-ushqimore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments