Roja bregdetare greke shpëtoi rreth 120 emigrantë në jug të gadishullit të Peloponezit. ”Rrymat e forta kishte shtyrë varkën e tyre mbi shkëmbinjtë e Kepit të Maleas, ku varka u përmbys”, deklaroi roja bregdetare. Radioja shtetërore, duke cituar Rojat Bregdetare, raportoi gjithashtu të hënën se të gjithë njerëzit ishin mirë dhe ishin vendosur përkohësisht në një shkollë në portin e vogël të Neapolit Voion. Anija ishte nisur nga bregu i Egjeut të Turqisë dhe kishte si destinacion Italinë. ”Fillimisht ishte e paqartë se nga cilat vende erdhën emigrantët”, raportoi radiostacioni shtetëror. Bandat e kontrabandistëve tentojnë vazhdimisht të kontrabandojnë emigrantë nga Turqia dhe vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme në shtetet e BE-së, Greqisë, Qipros ose Italisë. Varkat e vjetruara shpesh dëmtohen nga makineritë ose rrjedhjet, duke rezultuar në aksidente të përsëritura. Më 14 qershor, qindra njerëz vdiqën kur një anije peshkimi plotësisht e mbipopulluar u fundos rreth 90 kilometra në perëndim të Greqisë. atsh
Dhjetra emigrantë shpëtohen në jug të vendit
RELATED ARTICLES