Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë raportuar të zhdukur pas shembjes së dyshemesë së një tempulli hindu, dje në qytetin Indore. Aktualisht, tempujt janë të populluar mes organizimeve të festivalit hindu të Ram Navami. “Shumë nga të shpëtuarit u dërguan në spital”, njoftoi agjencia indiane e lajmeve ANI duke cituar autoritetet lokale. Indore ndodhet në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh. Vitet e fundit, dhjetëra persona kanë vdekur në Indi për shkak të fatkeqësive të lidhura me infrastrukturën. Qeveria ka nisur hetimet dhe do të ofrojë kompensim për familjet e viktimave. Udhëheqësi i qeverisë shtetërore në Madhya Pradesh, Shivraj Singh Chouhan njoftoi se secila nga familjet e të vdekurve si dhe të të plagosurve do të kompensohen me 500 000 rupi (rreth 6,080 dollarë). ATSH