Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREDezinformimi ndikon komunitetin latin në prag të presidencialeve amerikane

Dezinformimi ndikon komunitetin latin në prag të presidencialeve amerikane

Me zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në SHBA vetëm disa muaj larg, grupet e komunitetit, zyrtarët publikë dhe studiuesit parashikojnë një rritje në shpërndarjen e informacionit të rremë nëpër platformat e medieve sociale duke theksuar nevojën për masa të zgjeruara të kontrollit të fakteve, veçanërisht në mediet spanjolle. Sipas qendrës kërkimore ”Pew”, 21 për qind e të rriturve hispanikë të SHBA-së mbështeten në mediet sociale për konsumin e lajmeve. Dallimi midis keqinformimit dhe dezinformimit është thelbësor për të kuptuar kompleksitetin që rrethon këtë çështje. Keqinformimi është ndarja e informacionit të rremë ose mashtrues pa e ditur atë, ndërsa dezinformimi është shpërndarja e informacionit të rremë ose mashtruese me qëllim. Randy Abreu, drejtor i Politikave të Koalicionit Kombëtar të Medias Hispanike, një organizatë jofitimprurëse që mbron përfaqësimin latin dhe portretizimet e drejta në media, nënvizoi një pretendim të rremë viral gjatë pandemisë COVID-19 që sugjeronte se vaksina COVID-19 përmbante mikroçipa gjurmues të qeverisë. Ky shembull nxjerr në pah rritjen e dezinformatave gjatë pandemisë, duke u shtrirë përtej temave të lidhura me shëndetin për të përfshirë çështje më të gjera si emigracioni, ndryshimi i klimës apo aborti. “Një arsye tjetër që kjo është kaq e rëndësishme tani është sepse ka kaq shumë zgjedhje që po ndodhin (në 2024), jo vetëm në SHBA, por edhe në Amerikën Latine, kështu që ne po monitorojmë dhe parashikojmë një fluks të lartë të dezinformatave në gjuhën spanjolle” theksoi Abreu. ”Zbuluam se folësit spanjisht në TikTok janë vënë në shënjestër të teorive konspirative rreth ndryshimeve klimatike. Shumë nga këto narrativa të dezinformatave kanë origjinën në Spanjë dhe vende të tjera përveç SHBA-së dhe po arrijnë në komunitetet tona”, tha Abreu. Mënyra se si këta aktorë po arrijnë te këto komunitete është përmes asaj që do të dukej si një burim mediatik me reputacion si ”Voz Media”, ”Americano Media” dhe ”El Diario Derecho”, por pas ekzaminimit të mëtejshëm këto faqe interneti shpesh mbushen me teori konspirative të skajshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments