Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE“Deutsche Bank” fitimet më të larta në 15 vjet

“Deutsche Bank” fitimet më të larta në 15 vjet

Fitimet e “Deutsche Bank”, në vitin 2022 ishin më të lartat në 15 vjet, falë një strategjie të re, dhe një kredie të madhe tatimore, tha sot shefi i bankës, Christian Sewing. Sewing konfirmoi qëllimin e “Deutsche Bank” për një rritje të qëndrueshme në vitet e ardhshme, dhe rritjen e mëtejshme të fitimeve për aksionerët. “Fitimet e bankës para taksave u rritën 65% vitin e kaluar, duke arritur në 5.6 miliardë euro (61.6 miliardë dollarë). Të ardhurat neto janë dyfishuar nga viti në vit në rreth 5.7 miliardë euro”, tha banka. Pas uljes së normave të interesit për zotëruesit e obligacioneve, aksionerët kishin më shumë se 5 miliardë euro fitime, nga 1.9 miliardë euro, një vit më parë. Banka përfitoi gjithashtu një kredi tatimore të njëhershme prej 1.4 miliardë euro. Sipas parashikimeve, banka pritet të arrijë nivele të larta të fitimit, të ngjashme me ato përpara krizës financiare të vitit 2008. Në vitin 2007, një vit rekord, “Deutsche Bank” arriti një fitim para taksave, prej më shumë se 8.7 miliardë euro. Por, banka u detyrua të bënte ndryshime të konsiderueshme pas krizës, pas së cilës raportoi humbje për pesë vite radhazi, deri në vitin 2019. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments