Shërbimi hekurudhor gjerman, Deutsche Bahn (DB), do të përdorë aplikacione të inteligjencës artificiale (IA) në transportin e produkteve në të gjithë Gjermaninë, njoftoi sot një zëdhënëse. Sistemet e bazuara në vendndodhje, të ashtuquajturat ‘ura kamerash’, duhet të montohen në infrastrukturë në mënyrë që trenat të mund të regjistrohen nga disa kënde dhe më pas të skanohen nga softueri i IA-së. “Aplikacioni bën të mundur zbulimin e dëmtimit të trenave në një fazë të hershme. Nga ana tjetër, kjo gjithashtu ndihmon në riparimin e vagonëve të produketeve, në mënyrë më efikase dhe të shpejtë”, tha DB. Lëndët e para industriale si metali ose skrapi, gjithashtu mund të identifikohen dhe klasifikohen më shpejt. “Inteligjenca artificiale do të bëhet menjëherë pjesë integrale e operacioneve tona”, tha drejtoresha e DB-së, Sigrid Nikutta. Nikutta tha se IA-ja do të ndihmojë gjithashtu shërbimin kombëtar hekurudhor që të bëhet më miqësor ndaj klimës. Ura e parë e kamerës u testua fillimisht, në një oborr në qytetin bavarez të Nurembergut në vitin 2017. Tani atje ndodhen 13 ura kamerash dhe në shtatë vendndodhje të tjera DB Cargo në Gjermani. DB tha se ato regjistrojnë rreth 300 000 imazhe gjatë afro 10 000 rrugëve në ditë, të cilat më pas analizohen nga softueri i IA-së. Imazhet ofrojnë informacion për gjendjen e frenave të trenave, ndër të tjera. atsh
“Deutsche Bahn” përdor IA në transportin e produkteve
RELATED ARTICLES