Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe liderët politikë dhe ministrat nga tetë vende të tjera evropiane u zotuan të rrisin prodhimin e energjisë së erës në Detin e Veriut dhe detet ngjitur me dhjetëfish deri në vitin 2050. “Me Detin e Veriut ne kemi një central elektrik energjetik praktikisht në pragun tonë,” tha Scholz në portin belg të Ostendit. ”Gjermania, Belgjika, Franca, Holanda, Danimarka, Norvegjia, Britania e Madhe, Irlanda dhe Luksemburgu duan të rrisin kapacitetin në 300 gigavat (GW) deri në vitin 2050 për të siguruar energji të përballueshme, të sigurt dhe të qëndrueshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët. Kjo mund të sigurojë energji për 300 milionë familje. Si evropianë, ne e marrim fatin tonë në duart tona,” tha kryeministri belg Alexander De Croo. ”Zgjerimi i prodhimit të energjisë së rinovueshme në Evropë do të na japë të gjithë erën që na nevojitet për të vendosur një kurs drejt neutralitetit të klimës”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. atsh