Kjo vjeshtë ka nisur mbarë për zonën e Këlcyrës dhe Përmetit përsa i përket interesit të vizitorëve vendas dhe të huaj.
Përveç qytetit, turistët zgjedhin të vizitojnë edhe disa prej destinacioneve të rëndësishme të këtyre zonave bëri të ditur Juljan Elezi, Operator Turistik.
“Kemi pasur shumë kërkesa nga të huajt pasi janë shumëtë interesuar, por sigurisht edhe turistë nga vendi kanë filluar të organizohen në grupe”, tha Elezi.
Pavarsisht që terreni nuk është shumë i thepisur sërisht nevojitet të bëhet udhëtimi nën udhëheqjen e guidave turistike ose shoqërimi në grup.
Në Këlcyre dhe Përmet vizitorët kanë mundësi të pafundme të eksplorojnë dhe të shijojnë bukuritë e pafundme të natyrës , të njihen me historinë dhe kulturën vendase e njëkohësisht të shijojnë edhe kulinarinë e pasur dhe mjaft të veçantë.