Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVADështon nisma për largimin e kryetarëve në veri

Dështon nisma për largimin e kryetarëve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se nisma për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore në Kosovë, ka dështuar, pasi në këtë proces nuk kanë marrë pjesë 50 për qind plus 1 e votuesve. Në një konferencë për media, Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, ka bërë të ditur se në procesin e sotëm të votimit kanë marrë pjesë vetëm 253 persona.

“Duke u mbështetur në të dhënat e daljes së votuesve në këtë proces ju njoftojmë se nuk kanë votuar shumica e votuesve të regjistruar siç kërkohet me nenin 72 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale në Republikën e Kosovës, pra nuk është arritur 50% i domosdoshëm, andaj konstatojmë se iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar”, ka thënë Radoniqi.

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në katër komunat në veri të Kosovës ku sot qytetarët votuan pro ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë.

KQZ më herët ka bërë të ditur se procesi i votimit ka qenë kryesisht i qetë dhe i rregullt, ndërsa numri i votuesve ka qenë tejet i ulët pasi pak ditë para votimit, Lista Serbe ftoi për bojkot me arsyetimin se listat e votuesve “janë të vjetruara”.

Sipas të dhënave të orës 15:00 në Zveçan nuk votoi asnjë qytetar me të drejtë vote, në Leposaviq kanë votuar 122, Zubin Potok 17 dhe në Mitrovicë të Veriut 64.

Votimet në veri u mbajtën pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve verifikoi nënshkrimet e qytetarëve në peticionet e mbledhura nga mesi i muajit janar.

Pesë qendrat e votimit në komunën e Zveçanit, objekti i komunës në Zveçan, shkollat “Isa Boletini” në fshatrat Zhazhë e Kelmend, “Rajska Banja” në Banjskë dhe objekti komunal në Zhitkovc, të cilat kanë shërbyer për votimin pro ose kundër largimit nga funksioni i kryetarit Ilir Peci janë mbyllur me kohë në ora 19:00. Gjatë këtij procesi gjithçka është zhvilluar normalisht dhe nuk ka pasur ndonjë incident, ndërsa është vërejtur prani e strukturave të sigurisë afër këtyre qendrave. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë ka qenë 7209, ndërsa nuk ka pasur qytetarë të interesuar për të marrë pjesë në këtë proces.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments