Në seancë të mbyllur po dëgjohet dëshmitari i katërt në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Para se të fillojë dëgjimi i dëshmitarit të mbrojtur para trupit gjykues, prokurori i specializuar ka kërkuar që seanca të vijojë në sesion privat. Në sallën e gjyqit, sot (e mërkurë) janë të pranishëm Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe ka thënë se do të prezantojë një mocion në seancë private. Para fillimit të dëshmisë, kryegjykatësi, Charles L. Smith ka bërë të ditur përmes urdhrit me gojë, kërkesën e mbrojtjes së Rexhep Selimit, ku tha se nuk ka bazë ligjore që të heq nga procesverbali pjesë për të cilat nuk pajtohet mbrojtja. atsh