“Deri të enjten mot me shi, të mërkurën ulen temperaturat”-Hakil Osmani

0
4

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews ka treguar se si do të jetë moti për këtë javë. – Advertisement – Ai theksoi se sot moti do të jetë i kthjellët ndërsa shtoi se do të ketë reshje sërish ditën e nesërme.

“Ditën e sotme do të sjellë përmirësime të përkohshme të kushteve të motit, por sërish dita e martë do të sjellë reshje të shiut dhe pritet që të kemi herë pas here dhe rrebeshe”-tha ai. Sipas tij dita e mërkurë dhe e enjte do të ketë kthjellime të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Në veri-perëndim do të ketë reshje shiu dhe rrebeshe. Ai nënvizoi se përsa i përket temperaturave të ajrit. Deri ditën e mërkurë, pritet që të ketë luhatje të tyre. “Ditën e sotme do të shkojnë jo më shumë se 19 gradë celsius, ndërsa dita e martë do të sjellë një rënie më të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat minimale të zbresin në -1 apo -2 gradë celsius. Dita e mërkurë do të sjellë një rritje të temperaturave”-përfundoi ai.