Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETADepresioni prek më shumë njerëzit që jetojnë në periferi

Depresioni prek më shumë njerëzit që jetojnë në periferi

Një studim danez u përpoq të kuptonte se cilat në cilat zona të qytetit njerëzit janë më të rrezikuar të vuajnë nga depresioni, shkruan focus. it. Çuditërisht, rezultoi se zonat më “depresive” nuk ishin në qendër të qytetit ku gjejnë godinat më të mbushura me njerëz, por periferitë ku njerëzit jetojnë në vila individuale me kopshte. Studiuesit analizuan faktorët kryesorë që ndikojnë në mirëqenien psikologjike, në mënyrë që të kuptonin se si të dizajnohen më mirë qytetet e së ardhmes në mënyrë që ato të jenë të qëndrueshme jo vetëm për mjedisin, por edhe për shëndetin mendor. Për të bërë këtë studim studiuesit përdorën imazhet satelitore të të gjitha ndërtesave daneze nga viti 1987 deri në 2017, duke i ndarë ato në kategori sipas lartësisë dhe densitetit të popullsisë duke kombinuar hartën që rezulton me adresat e banesave, të dhënat për shëndetin dhe ekonominë e familjeve. Gjatë studimit u shfaqën faktorë të rinj për t’u marrë parasysh në rritjen e rrezikut të depresionit, përveç sëmundjeve dhe statusit socio-ekonomik. Rezultatet treguan se densiteti i lartë të popullsisë brenda qyteteve nuk pati një rritje të incidencës së depresionit, ndoshta sepse qytetet në brendësi ofrojnë më shumë mundësi për t’u socializuar dhe ndërvepruar me njerëzit e tjerë, gjë që është e mirë për shëndetin mendor. Sipas autorëve, depresioni do të ishte më i shpeshtë në zonat periferike, sepse banorët janë subjekt i udhëtimeve më të gjata me makinë, kanë më pak zona të përbashkëta të disponueshme në ajër të hapur dhe nuk ka një dendësi të mjaftueshme të popullsisë për të lejuar hapjen e klubeve dhe bareve ku njerëzit. mund të kalojnë kohën e lire. ”’Kjo nuk do të thotë se nuk ka përfitime të mundshme për të jetuar në periferi”, theksojnë autorët. ”Disa njerëz preferojnë privatësi, heshtje dhe mundësinë për të pasur një kopsht privat”, shtojnë ata. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments