Kur flasim për depresionin pas lindjes, gjithmonë mendojmë për nënat: megjithatë kjo gjendje prek edhe baballarët, shkruan focus.it
Thuhet se depresioni i paslindjes tek nënat e reja shkaktohet në thelb nga hormonet, por ekspertët konfirmojnë se ato luajnë një rol margjinal: kriza pas lindjes është përkundrazi për shkak të një kombinimi faktorësh rreziku – të tillë si vuajtjet në të kaluarën nga depresioni, pagjumësia e të porsalindurit (dhe e prindërve), mungesa e mbështetjes sociale dhe problemet ekonomike që lidhen me ardhjen e një fëmije.
Simptomat
Simptomat, si te baballarët dhe nënat, janë shumë të ngjashme me ato të depresionit, vetëm se ato shfaqen zakonisht gjatë vitit të parë të jetës së fëmijës: humor, pagjumësi, ndjenja faji ose pamjaftueshmërie, përqendrim i dobët, ndryshime në peshë ose oreks, lodhje dhe madje edhe mendime për vetëvrasje.
Nuk është dobësi kërkimi i ndihmës
Depresioni pas lindjes nuk do të largohet vetvetiu siç erdhi: prandaj është shumë e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale.
Për më tepër, rekomandojnë ekspertët, është thelbësore të mos izolohet për t’u kujdesur për mirëqenien e tij, por edhe për të ruajtur lidhjen me fëmijën, i cili mund të vuajë nga shqetësimet psikologjike të nënës ose babait.
Shkurtimisht, është e rëndësishme që baballarët të dinë se depresioni pas lindjes së një fëmije është “legjitim” edhe tek meshkujt.
Dhe se sa për nënat e reja, është vetëm një periudhë që pasi të kalojë, do të mbetet një kujtim i keq. atsh